Politike

Kreu i OBSH falënderon Metën: Ju uroj më të mirat në të ardhmen

Kreu i OBSH e ka falenderuar Metën për bashkëpunimin e ngushtë që partën në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

24 Korrik 2022, 22:37 Nga k.m.
Kreu i OBSH falënderon Metën: Ju uroj më të mirat në
Ilir Meta dhe Tedros Adhanom Ghebreyesus

TIRANË- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka falënderuar ish-Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, për bashkëpunimin që kanë patur me njëri-tjetrin. Përmes një postimi në Twitter, kreu i OBSH e ka falenderuar Metën për bashkëpunimin e ngushtë që partën në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

“Faleminderit President për përpjekjet tuaja dhe të vendit tuaj gjatë pandemisë #COVID19 dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju uroj gjithë të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme,”-shkruan ai.

Kreu i OBSH falënderon Metën: Ju uroj më të mirat në
Ilir Meta dhe Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta tek pasardhësi. Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

ilir meta tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll