Sport

Ronaldo dëshiron Spanjën, gati të ulë 25% pagën për t'u transferuar te 'armiku' i madh i Real Madrid

Atletico Madrid dëshiron Cristiano Ronaldon dhe Cristiano Ronaldo dëshiron Atletico Madrid. Asgjë nuk mund të ishte më e thjeshtë nëse nuk do të ishte paga e lartë që portugezi përfiton.

24 Korrik 2022, 13:39 Nga DOSJA

Ronaldo dëshiron Spanjën, gati të ulë 25% pagën

SPANJË- Atletico Madrid dëshiron Cristiano Ronaldon dhe Cristiano Ronaldo dëshiron Atletico Madrid. Asgjë nuk mund të ishte më e thjeshtë nëse nuk do të ishte paga e lartë që portugezi përfiton. Më shumë se 25 milionë euro që peshojnë si një gur tani për çdo klub. Nga ana e tij, Ronaldo mund të shkurtojë pagën e tij me 25%.

Sulmuesi dëshiron të luajë në Champions League dhe skuadra angleze nuk e arriti objektivin dhe si pasojë drejtuesit vendosën një ulje automatike prej 25% të pagave të lojtarëve. Lëvizja nuk u vlerësua shumë nga portugezi. Kjo është arsyeja pse Mendes kërkon një zgjidhje me çdo kusht edhe sepse lojtari dëshiron të kthehet në Spanjë.

Klubi spanjoll po tenton çdo gjë për të transferuar Ronaldon, madje të largoje edhe një lojtar të kalibrit të lartë si Griezmann. Sipas ‘ The Sun’ klubi ia ka ofruar disa klubeve përfshirë PSG-në, por kampionët e Francës nuk janë të interesuar. Për momentin, 'Los Colchoneros' po negociojnë edhe me Juventusin për shitjen e Alvaro Moratas.

Juventus nuk dëshiron të shpenzojë 35 milionë, por edhe me 20 milionë marrëveshja mund të mbyllet.Me lamtumirën e Griezmann dhe Moratas, Simeone sigurisht që do të mund të ketë në skuadrën e tij sulmuesin portugez.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll