Sport

Vitali Klitscho, numri dy në ‘listën e zezë’ të vrasësve mercenarëve të Putinit…

Më i madhi i vëllezërve Klitschko është kryebashkiak i qytetit të Kievit, kryeqyteti i Ukrainës. Vitali ishte një figurë e madhe në boksin ndërkombëtar dhe sot është një nga liderët e rezistencës ukrainase

24 Korrik 2022, 15:50 Nga DOSJA

 

Vitali Klitscho, numri dy në ‘listën e zezë’ të
Vitali Klitschko një figurë e madhe në boksin ndërkombëtar, sot është një nga liderët e rezistencës ukrainase

UKRAINE - Qeveria ruse ka punësuar më shumë se 400 mercenarë, objektivi i të cilëve është të vrasin presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe rrethin e tij të ngushtë, në përpjekje për të kontrolluar qeverinë e këtij vendi dhe për t'i dhënë fund pushtimit që filloi më 24 shkurt.

Përveç Zelenskit, ‘lista e zezë’ përfshin 23 persona të tjerë, duke përfshirë kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko dhe vëllain e tij Wladimir, të dy ish-kampionët e njohur botërorë të boksit, të cilët që nga fillimi i pushtimit iu bashkuan ushtrisë ukrainasve dhe kanë atje që prej pesë muajsh.

Qëllimi i qeverisë së Vladimir Putin është të eliminojë këta liderë, në mënyrë që Rusia t'i japë fund rezistencës ukrainase dhe më në fund të marrë kontrollin e vendit. Sipas gazetës britanike, “The Times”, Vitali Klitschko është objektivi numër dy i qeverisë ruse, vetëm pas presidentit Zelensky, për ndikimin e tij të rëndësishëm në rezistencën ukrainase, e cila ka arritur të zgjasë konfliktin, kur Rusia kërkonte një operacion të shpejtë për të marrë nën kontroll vendin.

"Grupi Wagner, një milici private, e udhëhequr nga një aleat i presidentit Putin dhe që vepron në mënyrë të pavarur, solli mercenarë nga Afrika, ditë para fillimit të konfliktit, për të eliminuar liderët kryesorë të qeverisë Zelensky në këmbim të një pasurie. Në atë kohë, Qeveria Zelensky shpalli një shtetrrethim të ashpër 36-orësh për të 'fshirë' qytetin për diversantët rusë dhe paralajmëroi se njerëzit e identifikuar si agjentë të Kremlinit rrezikonin të 'likuidoheshin'.

‘The Times’ raportoi, se midis 2.000 dhe 4.000 mercenarë, mbërritën në Ukrainë në janar, kryesisht në rajonet e shkëputura të Donetsk dhe Luhansk, ndërsa 400 të tjerë hynë nga Bjellorusia dhe u drejtuan për në kryeqytet. Mercenarët mburren se e dinë saktësisht se ku janë presidenti dhe kolegët e tij në Kiev, me sa duket duke gjurmuar celularët e tyre. Zelensky pretendoi se forcat speciale ruse ishin në kryeqytet në kërkim të tij si "objektivi numër 1".

Në kryeqytetin Kiev, Vitali Klitschko kryeson mbrojtjen, si kryebashkiak i qytetit, ndërsa vëllai i tij më i vogël është i dyti. Të dy e kanë bërë të qartë, se do të luftojnë në rrugë nëse do të bëhet fjalë. Ata nuk janë të vetmit, bashkëboksierët Vasiliy Lomachenko dhe  Oleksandr Usyk ndërprenë një pjesë të karrierës së tyre për të luftuar për vendin e tyre. Të gjithë ata u shfaqën në fillim të konfliktit, duke pozuar me uniforma ushtarake dhe armë, duke ftuar bashkatdhetarët të ngrinin krahët.

Wladimir Klitschko luftoi për herë të fundit në 2017 kundër Anthony Joshua në një ndeshje emocionuese para 90.000 shikuesve në stadiumin ‘Wembley’ në Londër, me fitoren për më të rinjtë e dinastisë. Ndërsa Vitali Klitschko për pak sa nuk mundi Lennox Lewis në Los Angeles në 2003, por lufta u ndërpre për shkak të një plage të thellë që e pengoi atë të shihte. Ata janë gjithashtu shumë inteligjentë, kanë të dy diploma të larta dhe flasin nga katër gjuhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll