Sport

DEKLARATA ÇMEND RRJETIN| Laporta flet për Messin: Kapitulli me Barcelonën nuk është mbyllur!

Është një verë shumë e nxehtë për Barcelonën. Pavarësisht vështirësive ekonomike, presidenti i klubit Joan Laporta ka bërë tifozët të ëndërrojnë.

24 Korrik 2022, 14:07 Nga DOSJA
DEKLARATA ÇMEND RRJETIN
Laporta dhe Messi

SPANJË- Është një verë shumë e nxehtë për Barcelonën. Pavarësisht vështirësive ekonomike, presidenti i klubit Joan Laporta ka bërë tifozët të ëndërrojnë. Ky i fundit gjatë një interviste për ESPN u shpreh për një rikthim të mundshëm të Messit. Kontrata e argjentinasit me PSG do të skadojë verën e ardhshme, kështu që tifozët e Barcelonës shpresojnë që argjentinasi do të jetë në gjendje ta mbyllë karrierën e tij aty ku filloi gjithçka.

"Shpresoj që kapitulli i Messit te Barça nuk ka mbaruar - komenton numri një i klubit spanjoll -. Është përgjegjësia jonë të sigurojmë që ky kapitull, i cili është ende i hapur, të mos mbyllet. Messi meriton një finale karriere. Moralisht , si president i Barçës, mendoj se bëra atë që duhej të bëja. Por edhe si numri një i klubit dhe në nivel personal, mendoj se i kam borxh atij”.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona messi laporta

Sondazh

Poll