Sport

Video e papublikuar më parë! Leo Messi & Co, duke kënduar "Brazil, më trego çfarë ndjen", gjatë Kupës së Amerikës 2021

Janë gjashtë seriale që mbledhin imazhe të seancave stërvitore dhe përqendrimeve të kombëtares së Argjentinës, të papara kurrë

24 Korrik 2022, 16:47 Nga DOSJA

Video e papublikuar më parë! Leo Messi & Co, duke kënduar

ARGJENTINE - "Argentina Selection”, dokumentari premierë u shfaq më 10 korrik, në më shumë se 240 vende nëpërmjet në Prime Video në platformën e transmetimit të Amazon. Qëllimi ishte të rrëfehet udhëtimi që u është dashur të bëjë Argjentina për t'u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022. Kjo nuk ishte vetëm futboll, por edhe shumë ndjesi dhe madje, një hapësirë ​​kujtese për Diego Armando Maradonan.

Në një moment, kombëtarja ‘albiceleste’, ku përfshihet edhe Lionel Messin, fillon të këndojë një nga hitet e tifozëve, "Brazil më trego çfarë ndjen". Me Kun Agüeron dhe Ángel Di María, që i shoqërojnë këngën me goditje në tavolina dhe duke përdorur takëmet e ngrënies si shkopinj daulleje. Skena ekspozon bashkimin e grupit, që pak ditë më vonë do të fitonte trofeun e Kupës së Amerikës 2021 në ‘Maracaná’.

Imazhi i kapitenit, duke kënduar me grupin është i habitshëm, pasi pas kurorëzimit me titullin e kampionit të Amerikës, ishte ai që i kërkoi Rodrigo de Paul gjatë festimeve të mos këndonte "Brazil, sa i hidhur ndjehesh", sepse e kuptoi që duke e bërë këtë, ishte një mungesë respekti.

Janë gjashtë seriale që mbledhin imazhe të seancave stërvitore dhe përqendrimeve të kombëtares së Argjentinës të papara kurrë dhe dëshmitë ekskluzive të Lionel Messí, Ángel Di María, Dibu Martínez, Rodrigo de Paul dhe yjet e mëdhenj të kombëtares. Aty shikon edhe sesi trajneri Lionel Scaloni ringjall mistikën e kombëtares ‘albiceleste’ dhe shpresat e tifozëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll