Sport

Nagelsmann pranoi interesin ndaj Kane për te Bayern Munich, Conte irritohet dhe “shpërthen” ndaj gjermanit

Pas turneut në Azinë Juglindore, Tottenham drejtuar nga Antonio Conte është rikthyer në Angli. Ekipi anglez fitoi miqësoren e fundit ndaj Rangers dhe lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Harry Kane, autor i dy golave.

24 Korrik 2022, 17:44 Nga DOSJA
Nagelsmann pranoi interesin ndaj Kane për te Bayern Munich, Conte irritohet
Antonio Conte

ANGLI- Pas turneut në Azinë Juglindore, Tottenham drejtuar nga Antonio Conte është rikthyer në Angli. Ekipi anglez fitoi miqësoren e fundit ndaj Rangers dhe lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Harry Kane, autor i dy golave.

Sulmuesi anglez ishte objekt diskutimi në konferencën për shtyp të Contes pas ndeshjes, me trajnerin italian i cili u shfaq i zemëruar me fjalët e kolegut të tij Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich.

Kane prej disa sezonesh ka qenë i dëshiruar nga shumë klube europiane. Mes tyre edhe Bayern Munich, me trajnerin Nagelsmann i cili ka treguar hapur interes për sulmuesin e Tottenham, fjalë që Contes nuk i pëlqeu: “Sinqerisht, nuk e kam dëgjuar.

Sigurisht që unë jam një trajner që nuk flas për lojtarët e ekipeve të tjera. Nuk e di pse e bëri këtë, edhe sepse këtu te Tottenham më duket shumë e qartë gjithçka. Klubi ka një projekt dhe Harry është pjesë e projektit. Gjithsesi, nuk është një gjest i bukur të flasësh për lojtarë të një klubi tjetër. Nëse jam i interesuar, shkoj të flas në klub, jo përmes mediave. Mendoj se ishte paksa mungesë respekti”.

E.Ç (Dosja.al)

conte nagelsman kane

Sondazh

Poll