Sport

Pësuan 4 gola nga Arsenal, Tuchel shpërthen ndaj lojtarëve të tij: E kanë mendjen te...

Arsenal shkatërroi Chelsea-n me rezultatin e thellë 4-0. Një humbje që ka mërzitur trajnerin e bluve, Thomas Tuchel.

24 Korrik 2022, 12:40 Nga DOSJA
Pësuan 4 gola nga Arsenal, Tuchel shpërthen ndaj lojtarëve
Thomas Tuchel

SHBA- Arsenal shkatërroi Chelsea-n me rezultatin e thellë 4-0. Një humbje që ka mërzitur trajnerin e bluve, Thomas Tuchel. Pas përfundimit të takimit, tekniku gjerman nuk i ka kursyer kritikat për futbollistët e tij. “E vërteta është se ne nuk jemi mirë, ishte e qartë se nuk ishim konkurrues në fushë.

Ajo që më shqetëson është fakti se Arsenal ishte shumë më mirë se në pjesën e mentalitetit por edhe fizikisht”, tha Tuchel. “Ndoshta, mungesa e përkushtimit vjen edhe sepse lojtarët e kanë në mendje të largohen dhe nuk janë të përqendruar.

Por, unë me stafin duhet të punojmë që të dalim nga kjo situatë, e cila të them të vërtetën më dhemb shumë”, deklaroi trajneri gjerman.Ndeshjen e radhës Chelsea do ta zhvillojë përballë Udineses më 29 korrik.

E.Ç (Dosja.al)

arsenal chelsea

Sondazh

Poll