Art&Argëtim

'Një martohet, njëmijë tërbohen', zgjedh të bëjë dasmën në oborrin e pallatit, ankohen fqinjët: Po terrorizohemi nga zhurma

Duke qenë se jemi dhe një popull i traditave, dasma për ne është e 'shenjtë' madje aq sa të harrojmë se ku po e zhvillojmë. Një qytetar ka zgjedhur që në mes të një krize ekonomike, dasmën e tij ta bëjë në oborrin e pallatit pa menduar për hallin e të tjerëve por vetëm për qejfin e tij.

24 Korrik 2022, 08:28 Nga e.k
'Një martohet, njëmijë tërbohen', zgjedh të
Pamje nga pallati ku po zhvillohej dasma

TIRANË- Tirana nuk është vetëm 'kryeqyteti i rinisë' por edhe i çudirave, një video e publikuar nga një qytetar që denoncon atë që ndodh në pallatin e tij në fakt është një problem që të paktën njëherë në jetë e kemi hasur të gjithë në që jetojmë në komplekse banimi. 

Duke qenë se jemi dhe një popull i traditave, dasma për ne është e 'shenjtë' madje aq sa të harrojmë se ku po e zhvillojmë. Një qytetar ka zgjedhur që në mes të një krize ekonomike, dasmën e tij ta bëjë në oborrin e pallatit pa menduar për hallin e të tjerëve por vetëm për qejfin e tij. Policia në raste të tilla thuajse nuk ekziston pasi siç shkruan qytetari e kanë lajmëruar dhe nuk ka shkuar.

Një martohet, 1000 të tjerë duhet të tërbohen i thonë kësaj. 

“Pershendetje , duke ndodhur momentalisht te pallatet Qabej, rruga Besim Alla. Kane vendosur te kursejne per shpenzimet e dasmes e te terrorizojne tere lagjen me zhurme tere naten. Kemi thirrur per policine 2 here, ka kaluar nje ore e gjysme dhe ende asnje reagim. Faleminderit po e postuat, anonim ju lutem”, shkruan qytetari.

POSTIMI I QYTETARIT

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

tirane

Sondazh

Poll