Art&Argëtim

Martesa me kushte Lopez-Affleck, ylli latin kërkon që ata të bëjnë seks 4 herë në javë

Në atë kohë, sipas mediave të huaja, ata kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore, të cilën e kanë rinovuar me kushte te reja. Megjithatë, disa prej atyre që kanë mbetur nga marrëveshja e vjetër konsiderohen mjaft të çuditshme.

23 Korrik 2022, 20:37 Nga k.m.
Martesa me kushte Lopez-Affleck, ylli latin kërkon që ata të
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vazhduar aty ku e lanë në mes 20 vjet më parë. Superylli latin dhe aktori hollivudian u martuan pak ditë më parë në Las Vegas, ndërsa tani po shijojnë muajin e mjaltit në Paris. Çifti siç dihet u fejua në vitin 2002, por u celebruan kurrë, derisa u ndanë në vitin 2004. Në atë kohë, sipas mediave të huaja, ata kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore, të cilën e kanë rinovuar me kushte te reja. Megjithatë, disa prej atyre që kanë mbetur nga marrëveshja e vjetër konsiderohen mjaft të çuditshme.

Në kontratën e parë të çiftit thuhej se Lopez kërkonte që Affleck të bënte dashuri me të, të paktën 4 herë në javë. Sipas burimeve, ky term ekziston edhe në kontratën aktuale të çiftit. Veç kësaj, këngëtarja ishte siguruar në atë kohë që aktori – pas natës që kishte kaluar me prostitutat – të mos e tradhtonte më, duke vënë sërish si kusht që nëse ai e tradhtonte, do të humbiste një shumë të caktuar parash. Nga sa është bërë e ditur, kjo klauzolë nuk është hequr as nga kontrata e tyre e fundit.

Çfarë do të ndodhë në rast divorci?

Në rast se diçka nuk shkon dhe ata përfundojnë në divorc, atëherë ata do të mbajnë pronën e tyre personale. Tani J.Lo jo vetëm që dëshiron të mbrojë paratë e saj dhe të fëmijëve të saj, por edhe të sigurohet që Beni të mos tradhtojë më.

Në të kaluarën, aktori ka mohuar që marrëveshja paramartesore përfshinte këto kushte, duke thënë: Nuk mund të ligjërosh sjelljen. Duhet të besoni te njeriu i zemrës dhe të besosh se do të përballeni bashkë me sfidat që ju dalin para. Asnjëri prej nesh nuk është naiv apo budalla./ Marrë nga Protothema

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll