Art&Argëtim

Shakira i cakton shumën marramendëse Gerard Pique për kujdestarinë e plotë të fëmijëve

Pas ndarjes së bujshme, Shakira i ka caktuar shumën prej 2.5 milionë dollarësh për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

23 Korrik 2022, 15:50 Nga s.s
Shakira i cakton shumën marramendëse Gerard Pique për
Pique dhe Shakira

SHBA- Ndarja e çiftit më të famshëm të futbollistit Pique dhe këngëtares Shakira bëri bujë në mediat e ndryshme të botës. Futbollisti dyshohet se e ka tradhëtuar dhe këngëtarja ka marrë hapin e ndarjes, të cilët kanë dy fëmijë Sasha dhe Milan të moshës 6 vjeç dhe 9 vjeç.

Së fundmi, sipas mediave ndërkombëtare këngëtarja i ka bërë një ofertë financiare përmes avokatëve të saj futbollistit për të marrë kujdestarinë dhe edukimin e plotë të fëmijëve të tyre dhe për t'u zhvendosur përgjithmonë në Miami. Ai gjithashtu kërkoi të mbulonte shpenzimet e pesë fluturimeve të futbollistit në vit për të vizituar fëmijët dhe se do e lejonte atë të kalonte disa ditë me fëmijët e tij këtë verë, raporton tovima.gr.

Shakira i cakton shumën marramendëse Gerard Pique për
Pique, Shakira dhe fëmijët e tyre

Këngëtarja i ofroi gjithashtu rreth 2.5 milionë dollarë për të mbuluar borxhin që ka për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë Por, Pique tha “jo” dhe kërkoi nga avokatët e tij që të gjejnë një zgjidhje tjetër, pasi ai nuk dëshiron të jetë aq larg fëmijëve të tij dhe as të qëndrojë pa ta për një kohë të gjatë.

shakira pique

Sondazh

Poll