Art&Argëtim

“Hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin dhe ndaloni së ngrënuri kur jeni të ngopur”, modelet zbulojnë disa truke për humbjen e peshës

Modelet e famshme kanë treguar më në fund disa truke për humbjen e peshës trupore. Ato kanë deklaruar se mbajnë një dietë strikte edhe pse ndonjëherë e anashkalojnë atë.

23 Korrik 2022, 16:37 Nga s.s
“Hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin dhe ndaloni së
Supermodele

SHBA- Modelet të cilat shihen të kuruara në detaje kanë zbuluar së fundmi disa truke për të humbur peshë.

Po të vini re, modelet në të gjitha intervistat tregojnë se kanë kufizime dietike të cilat betohen se gjithçka që hanë i kanë me orare strikte, por ndonjëherë edhe e thyejnë këtë rregull të cilat ushqehen me hamburgera, pica dhe ëmbëlsira. Nëse dëshironi të keni një trup pa celulit si modelet Cindy Crawford, Naomi Kebbell, Gigi dhe Bella Hadid, Kendall Jenner etj., duhet të ushtroheni çdo ditë në palestër me një regjim dietik. Shumë modele kanë deklaruar se ata nuk konsumojnë ëmbëlsira për arsye se kanë shumë përbërje sheqeri, raporton zena.blic.rs.

“Hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin dhe ndaloni së
Kendall Jenner

Një ndër modelet e famshme Cindy Crawford ka ndarë eksperiencën e saj dietike duke këshilluar fansat e saj. “Kur ndihesh e ngopur duhet ta dini se është momenti që duhet të ndalosh së ngrënuri. Gjithçka përtej kësaj është të ngrënit e tepërt, domethënë, ju hani sepse ju pëlqen shija e atij ushqimi, jo sepse keni nevojë për të”.

“Hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin dhe ndaloni së
Cindy Crawford

Ajo gjithashtu vuri në dukje se është shumë e rëndësishme që ushqimi të përtypet mirë dhe ngadalë, duke cilësuar atë si një nga metodat më të mira. “Jemi mësuar të nxitojmë dhe të hamë në këmbë, domethënë thjeshtë fusim ushqimin në trupin tone. Hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin dhe ndaloni së ngrënuri kur jeni të ngopur. Nuk duhet ta mbingarkoni trupin tuaj”, tha Cindy.

Shumë nga ata që e kanë provuar këtë mënyrë të ushqyerit janë siguruar që ajo të funksionojë me të vërtetë, dhe shumë nutricionistë janë pajtuar se kjo është një mënyrë e mirë për të rregulluar regjimin ushqimor, dhe rezultatin do e shikoni pas 10 ditësh ku mund të keni humbur deri në 8 kilogramë.

modele ndërkombëtare dieta ushqimore

Sondazh

Poll