Art&Argëtim

VIDEO/Bennifer po shijojnë muajin e mjaltit, fotografohen në rrugët e Parisit duk shkëmbyer puthje

Çifti i famshëm pak ditë pas martesës së tyre zgjodhën kryeqytetin francez për të nisur muajin e mjaltit. Në videon e publikuar nga “Hollywood Pipeline”, Jennifer dhe Ben pas shëtitjes së tyre nëpër rrugët e Parisit, u ulën në një stol duke u përqafuar dhe shkëmbyer puthje dhe përqafime të buta.

23 Korrik 2022, 15:36 Nga d.a.
VIDEO/Bennifer po shijojnë muajin e mjaltit, fotografohen në
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

FRANCË- Të pashqetësuar për sytë kureshtarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë dashurinë e tyre në Paris, qytetin e të dashuruarve dhe romatik.

Çifti i famshëm pak ditë pas martesës së tyre zgjodhën kryeqytetin francez për të nisur muajin e mjaltit. Në videon e publikuar nga “Hollywood Pipeline”, Jennifer dhe Ben pas shëtitjes së tyre nëpër rrugët e Parisit, u ulën në një stol duke u përqafuar dhe shkëmbyer puthje dhe përqafime të buta.

Ishin si dy adoleshentë në një stol në park. Ai shumë i dashur, shumë i vëmendshëm. Nuk kishte shumë njerëz në atë kohë dhe nuk kishte shpërqendrime. Ishin vetëm ata”, tha një burim për US People.

Mediat e huaja që ndjekin dhe regjistrojnë çdo lëvizje të tyre raportojnë se të dy kanë dalë për shëtitje me fëmijët e tyre në rrugët e famshme të qytetit, ndërsa nuk kanë munguar edhe udhëtimin për në Senë në drejtim të Musée d'Orsay.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck zgjodhën qytetin më romantik për muajin e mjaltit. Pak ditë më vonë ata janë parë në Paris, të cilin e kanë zgjedhur për muajin e mjaltit, të shoqëruar nga dy vajzat e aktorit, Violet dhe Serafina, por edhe vajza e Lopez, Em. 

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll