Art&Argëtim

Loredana flet për herë të parë në lidhje me Noizyn, tregon si u njohën: Na bashkoi Blerim Destani

Në një intervistë për emisionin "Prive", artistja, e cila ka treguar se kush e ka prezantuar me Noizyn.

23 Korrik 2022, 16:22 Nga k.m.
Loredana flet për herë të parë në lidhje me Noizyn,
Loredana dhe Noizy

TIRANË- Reperja Loredana Zefi dhe kolegu i saj, Rigels Rajku, i njohur Noizy kanë sjell së bashku një nga hitet e kësaj vere, këngën "Heart Attack". Në një intervistë për emisionin "Prive", artistja, e cila ka treguar se kush e ka prezantuar me Noizyn.

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht,”- është shprehur reperja.

Dyshja u panë të afërt pas projektit “Heart Attack” dhe zërat filluan se mes tyre mund të ketë një lidhje. Dyshimet i forcoi edhe fakti se Noizy ka prishur raportet me ish-partnerin Mozzik madje kënga e tyre e përbashkët u fshi nga Youtube. 

loredana noizy

Sondazh

Poll