Art&Argëtim

Angelina Jolie ia del! Fiton betejën ligjore me ish-bashkëshortin, i merr Brad Pitt kantinën e verës

Kantina e verës duhet t'i rikthehet Angelina Jolie.

23 Korrik 2022, 13:37 Nga A.B
Angelina Jolie ia del! Fiton betejën ligjore me ish-bashkëshortin, i
Angelina Jolie, Brad Pitt

SHBA- Angelina Jolie ka fituar betejën ligjore kundër ish-bashkëshortit Brad Pitt për kantinën e verës Chateau Miraval. Dyshja morën kontrollin e kompanisë së njohur në vitin 2008, kur ata u zhvendosën në vilën që ka vreshtat e saj, shkruan PageSix.

Jolie ia shiti aksionet e saj gjigantit të pijeve Stoli, duke vënë në lëvizje një rrjetë padish në SHBA, Francë dhe Luksemburg midis Pitt, Jolie, bizneseve të tyre përkatëse dhe partnerëve të ndryshëm biznesi.

Në përleshjen e fundit, ekipi i Jolie kërkoi dokumente nga Pitt, menaxheri i tij i biznesit dhe kompania e tij, Mondo Bongo.

Kampi i Pitt ka luftuar 'me dhëmbë' që gjykatat të refuzojnë kërkesën e Jolie për letrat. Mirëpo, të premten, një gjykatës në LA tha se Pitt dhe partnerët e tij duhet t'i dorëzojnë letrat te avokatët kundërshtarë.

Çifti, i cili ka gjashtë fëmijë, u nda në vitin 2016.

angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll