Art&Argëtim

E shoqëruar me futbollist?! Alesia Bami befason me deklaratën e saj: 80 mijë euro për një shishe verë në Mykonos

Moderatoria Alesia Bami po shijon pushimet e saj në një ndër ishujt më të shtrenjtë të Greqisë, Mykonos. Përmes një telefonate në emisionin "Proçesi Sportiv" ka treguar çmimin marramendës të verës që ka pirë.

23 Korrik 2022, 07:35 Nga s.s
E shoqëruar me futbollist?! Alesia Bami befason me deklaratën e saj:
Alesia Bami

TIRANË- Alesia Bami ka zgjedhur që këtë verë ta shijojë në një ndër ishujt e Greqisë, Mykonos. Në një intervistë në emisionin “Proçesi Sportiv” që moderohet nga moderatori Edi Manushi, përmes një telefonate Bami ka folur për pushimet e saj në Mykonos dhe vlerën e çmimit marramendës të verës që ajo ka pirë.

E shoqëruar me futbollist?! Alesia Bami befason me deklaratën e saj:
Alesia Bami në Mykonos

“Mendoj se shërbimi i tërheq të gjithë këtu. Çmimi që kam pirë unë, nuk është normale ta them. Ka nga më të lirat tek më të shtrenjtat. Një shishe verë këtu kushton deri në 80 mijë euro”, tha Bami.

Moderatori nuk ka nguruar ta ngacmojë atë duke e pyetur nëse ka parë ndodjë futbollist andej. “Këtu në fakt ka shumë futbollistë që pushojnë. Nuk dua të përmend emra". Por, Manushi tha: “Do të thotë se muhabetet që vijnë këtu janë të vërteta: “Alesia Bami në pishinë me një futbollist”. Mund ta them edhe emrin nëse më lejon”. Moderatoria e anashkaloi me sportivitet këtë situatë dhe nuk zbuloi asnjë emër.

 

mykonos edi manushi alesia bami

Sondazh

Poll