Politike

Djali i Bujar Nishanit i del në krah Berishës: E ka fituar betejën e tij me historinë

Ersi Nishani, deklaron se partia shtet ka kapur çdo institucion të varur e të pavarur, ka ndryshuar kushtetutën me mandate të blera

23 Korrik 2022, 14:25 Nga A.B

Djali i Bujar Nishanit i del në krah Berishës: E ka fituar

TIRANË- Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka dalë në krah të kreut të PD-së Sali Berisha, pas shpalljes së tij non-grata nga Britania e Madhe. Ersi Nishani, deklaron se partia shtet ka kapur çdo institucion të varur e të pavarur, ka ndryshuar kushtetutën me mandate të blera pa përfillur as edhe një çast vullnetin e popullit, ka ndryshuar kodin zgjedhor dhe në bashkëpunim me krimin ka bërë çdo gjë për ta pamundësuar votën e lirë dhe rotacionin e pushtetit.

REAGIMI I PLOTË

Sali Berisha e ka fituar betejën e tij me historinë! Fletërrufeja e fundit më shumë sesa një sulm personal ndaj Sali Berishës është një përpjekje, disi zhgënjyese, për të përçarë dhe dobësuar opozitën dhe për rrjedhoje demokracinë në Shqipëri. Opozita shqiptare në 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjësimit. Rikthimi i Sali Berishës në krye të saj është një shkëndijë shprese jo vetëm për ne demokratët, por për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan të çlirohen nga kthetrat e regjimit banditesk të Edi Ramës. Sot demokracia në Shqipëri është më e dobët se kurrë në këto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur çdo institucion të varur e të pavarur, ka ndryshuar kushtetutën me mandate të blera pa përfillur as edhe një çast vullnetin e popullit, ka ndryshuar kodin zgjedhor dhe në bashkëpunim me krimin ka bërë çdo gjë për ta pamundësuar votën e lirë dhe rotacionin e pushtetit. Winston Churchill, titani i politikës britanike dhe asaj botërore thoshte:

“Në fund, dedikimi më i madh ndaj demokracisë është njeriu i thjeshtë, pa pushtet, i cili niset drejt kutive të votimit me një laps në dorë e vendos një kryq në një copë letre – asnjë lloj thirrje apo retorike nuk do të ul kurrë rëndësinë madhore të këtij akti.” Prandaj dhe shqiptarët në ditën e votimit, nuk do të ketë fletërrufe që t’i ndaloj të ushtrojnë aktin primar të demokracisë dhe të shporrin regjimin banditesk të Edi Ramës!

Djali i Bujar Nishanit i del në krah Berishës: E ka fituar

sali berisha ersi berisha

Sondazh

Poll