Politike

VD-'Kam një lajm'/ Rama: Shqipëria nuk ka mundur të blejë sasinë e energjisë që kishte nevojë, kini parasysh kur kërkoni

Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka mundur që të blejë energjinë që ka pasur nevojë

23 Korrik 2022, 14:18 Nga A.B
VD-'Kam një lajm'/ Rama: Shqipëria nuk ka mundur të
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka mundur që të blejë energjinë që ka pasur nevojë. Kjo deklaratë u tha ditën e sotme gjatë takimit me kryetarët e Bashkive në Pogradec, duke paralajmëruar se duhet menduar me kujdes me kërkesat që bëhen. 

'Kam një lajm për ju sot. Sot energjia shitej cmimi më i ulët 492.7 euro, cmimi tavan 600 euro mgv. Sot e një vit më parë është shitur 90 e 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot, tani, është që Shqipëria nuk ka mundur të blejë të gjithë sasinë që kishte nevojë, kush thotë dua dhe këtë, duhet të ketë parasysh se ndërkohe ne vazhdojmë që këtë diferencën e tmerrshme mes 19 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos paguajnë familjet. Kur të vijë dita qe ne do duhet të prekim energjinë, aty do ta kuptojnë të gjithë se cfarë do të thotë kjo kohë që jetojmë. Në momentin që do të vijë kjo gjëja e tmerrshme, duke parë rritjen e cmimeve dhe do të futet nëpër shpia, të tjerat do harrohen. Do thonë ishim në rregull, se kjo të merr frymën. Kjo që ne nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. Kjo na jep mundësi që të bëhemi më të zgjuar në mënyrën se si shpenzojmë, në mënyrën se si nuk lejojmë shpenzimet e tepërta. '- tha Rama.

edi rama rama ne pogradec

Sondazh

Poll