Politike

VD-Rama 'i zë vendin' Lelit, flet si kryetar Bashkie, kryeministri: Kryetari është në gjumë letargjik

Rama tha se Bashkia e Vlorës ka probleme serioze

23 Korrik 2022, 13:45 Nga A.B
VD-Rama 'i zë vendin' Lelit, flet si kryetar Bashkie,
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama mori fjalën vetë kur erdhi radha e Bashkisë së Vlorës. Duke deklaruar sërish se kryetari i kësaj Bashkie është në gjumë letargjik, Rama tha se Bashkia e Vlorës ka probleme serioze për sa i përket pastërtisë si dhe shtoi se ajo refuzon që të bashkëpunojë me ministrinë edhe pse merr para nga qeveria. 

'Disa fjalë për bashkinë e Vlorës, meqë kryetari është në një gjumë letargjik. Së pari, shqetësimi që deri dje ishte kryesori në gjithe sezonin në Bashkinë e Himarës tani është në Bashkinë e Vlorës. Për herë të parë në memorien time si vizitor i asaj zone është shembullore në pastërti. Ashtu sikundër është bërë një punë e madhe deri tani në Bashkinë e Sarandës. Bashkia e Vlorës është problem, për pastërinë, sidomos kur kalon brenda qytetit. është problem për cështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. Eshtë problem dhe në zonat e tjera, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e ri të kanalizimeve. 

Bashkia refuzon të nënshkruajë kontrata dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Merr përsipër një rrisk shumë të madh, tjetra është cështja e zhvillimeve në Bashkinë, aeroporti po ecën më së miri. '- u shpreh Rama. 

Kjo nuk është hera e parë që Rama sulmon kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit. Ditën e djeshme, po në këtë mbledhje me kryetarët e Bashkive, Rama tha se Leli është në gjumë. 

edi rama

Sondazh

Poll