Politike

Bylykbashi rrëfen bisedën me zyrtarin e huaj pas protestës: Berishën e besojnë shqiptarët

Bylykbashi tregon se i ka shpjeguar këtij zyrtari të huaj se Berishën e besojnë shqiptarët, ndryshe nga qeveria që është mishërim i korrupsionit.

23 Korrik 2022, 12:06 Nga A.B
Bylykbashi rrëfen bisedën me zyrtarin e huaj pas protestës:
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer një bisedë që ka bërë me një zyrtar të huaj pas protestës së opozitës në 7 korrik. Bylykbashi shkruan se i ka shpjeguar këtij zyrtari të huaj se Berishën e besojnë shqiptarët, ndryshe nga qeveria që është mishërim i korrupsionit.

POSTIMI I BYLYKBASHIT: 

Alea iacta est - Zaret u hodhënPa kthyer kokën pas e pa folur, Çezari i dha shenjë kalit dhe kaloi lumin e vogel Rubikon. Senati i Romës e kishte damkosur për tradhëti, edhe pse ai kishte luftuar për Romën. Të kapërceje Rubikonin me ushtri, të damkoste si armik, destabilizues të Republikës. Pa folur, në atë moment mijëra legjionarë kapërcyen Rubikonin pa folur, por me besim.

Një ditë pas protestës madhështore të 7 korrikut, një zyrtar i huaj, dukshëm i surprizuar nga protesta, më pyeti: A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?!

Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se kjo qeveri është mishërimi i korrupsionit ndaj duhet rrëzuar. Numrat e asaj proteste dje tregojnë që shqiptarët e besuan Berishën kur tha: Hapni negociatat me Shqipërinë që të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë. Kjo do të thotë më shumë luftë antikorrupsion pa dallim. Është çështje besueshmërie. Përndryshe “non grata” bëhet si “Të gjithë fajin e ka Saliu”.

oerd bylykbashi berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll