Politike

Një ditë para largimit, Meta takim me Kurtin, shpreh sërish qëndrimin kundër Ballkanit të Hapur

Në një postim në Facebook Meta u shpreh se ka patur një takim shumë të përzemërt dhe ka zhvilluar një takim të frytshëm pasi kanë biseduar rreth marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve.

23 Korrik 2022, 12:23 Nga d.a.
Një ditë para largimit, Meta takim me Kurtin, shpreh sërish
Meta dhe Kurti

KOSOVË- Presidenti në largim Ilir Meta në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Kosovë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook Meta u shpreh se ka patur një takim shumë të përzemërt dhe ka zhvilluar një takim të frytshëm pasi kanë biseduar rreth marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve.

"Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore mes vendeve tona dhe potencialin e jashtëzakonshëm për forcimin e tyre, theksova rëndësinë e konkretizimit efikas të marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara. Jetik realizimi i projekteve të përbashkëta që afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë, si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, me impakt në ekonominë e të dy vendeve dhe të rajonit, që do na bashkojnë më shumë dhe do ndalnin hemoragjinë demografike që na ka prekur."- ka shkruar Meta.

Meta shprehu qëndrimin e tij kundër Ballkanit të Hapur, të njëjtin si Kurti i cili e kundërshton atë si nisëm, pasi tha se ndanë të njëjtin qëndrim dhe vlerësim për Procesin e Berlinit.

"Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit."-vijoi Meta.

Postimi i plotë:

Shumë e përzemërt pritja nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme.
Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore mes vendeve tona dhe potencialin e jashtëzakonshëm për forcimin e tyre, theksova rëndësinë e konkretizimit efikas të marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara.
Jetik realizimi i projekteve të përbashkëta që afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë, si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, me impakt në ekonominë e të dy vendeve dhe të rajonit, që do na bashkojnë më shumë dhe do ndalnin hemoragjinë demografike që na ka prekur.
Nevojitet më shumë koordinim edhe në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit.
Kosova është bërë shembull i demokracisë, luftës kundër krimit e korrupsionit, sundimit të ligjit dhe europianizimit në rajon, e vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare, që meriton sa më parë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

 

ilir meta ne kosove albin kurti

Sondazh

Poll