Politike

VD-'Jeni shumë interesantë'/ Rama zihet me Ndreun dhe Gjicin: Muhabet pa lidhje, nuk ke çfarë sqaron

Rama tha se si në Kukës, ashtu dhe në Shëngjin, po bëhen dy nga projektet më të mëdha aktualisht, dhe se vërejtjet e kryebashkiakëve ishin të pavenda

23 Korrik 2022, 12:30 Nga A.B
VD-'Jeni shumë interesantë'/ Rama zihet me Ndreun dhe
Edi Rama

POGRADEC- Nga takimi dyditor që po mban me të zgjedhurit vendor në Pogradec, kryeministri Rama ka sulmuar dy kryebashkiakët e vetëm që deri tani kanë artikuluar kritika për qeverinë, i pari ishte Safet Gjici dhe i dyti Pjerin Ndreu. Rama tha se si në Kukës, ashtu dhe në Shëngjin, po bëhen dy nga projektet më të mëdha aktualisht, dhe se vërejtjet e kryebashkiakëve ishin të pavenda.

“Ti dhe Safeti jeni njerëz interesantë, ndaj jeni dhe më të sukseshmit, njëri thotë që Kukësi do mbetet xhep fallso nga Ura e Madhe, tjetri thotë që Shëngjini do të mbetet i fundit. Kur këtu po bëhet dy nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha aktualisht në Shqipëri. Shëngjini ndërkohë po lidhet me Velipojën, dhe me Malin e Zi, rruga Shëngjin Velipojë, që ka 30 vite që është ëndërr, e kishte zotëria dhe premtim elektoral, që do e bëja unë, dhe po e bëjmë bashkë. Do të jetë realitet. Ura e Kukësit po bëhet, ndërkohë që kur futeshe në Kukës futeshe fshehtas. Në Kukës dhe në Vlorë hyje fshehtas, të kapte frika se çfarë do të ndodhte, dhe më pas dilte qyteti. Të gjitha qytetet xhep janë, ka xhep plotë, ka dhe xhep fallso. Faktikisht këto vepra rrisin ekonominë, qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Ky është muhabet pa lidhje, nuk ke se çfarë i sqaron”, u shpreh Rama, ndërkohë që dy kryebashkiakëve të veriut nuk iu dha më e drejta e fjalës.

edi rama

Sondazh

Poll