Politike

Berisha non grata, Manjani: Edhe Vuçiç është, Rama e ka mik për kokë serbin non gratë

Ylli Manjani ka publikuar një dokument në të cilën lexohet emri i Vuçiç i cili është non grata nga Këshilli i Lartë i Europës

23 Korrik 2022, 13:03 Nga A.B
Berisha non grata, Manjani: Edhe Vuçiç është, Rama e ka
Ylli Manjani, Sali Berisha, Aleksander Vucic, Edi Rama

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë të ditur se edhe presidenti Aleksandër Vuçiç është non grata mirëpo kryeministri Edi Rama nuk e ka këtë problem, madje krijon miqësi me të. Kjo u tha në kuadër të shpalljes non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, nga Mbretëria e Bashkuar. Manjani, ka publikuar një dokument në të cilën lexohet emri i Vuçiç i cili është non grata nga Këshilli i Lartë i Europës. Ai thotë se Rama nuk e njeh Berishën mirëpo është mik për kokë me Vuçiç. 

REAGIMI:

Ja, doni muhabete non gratash?! Urdhno! Këshilli i Ministrave të Europës ka shpallur non grata të gjithë zyrtarët e Millosheviçit. Edhe Alexandar Vuçiç është non grata. Ministër i Mollosheviçit, jo shaka. Këtë të fundit nuk e pengoi aspak non grata të vijë në pushtet e të sundojë në Serbi. Por ç'është më kryesorja që lidhet me punët tona është se Edi Rama nuk njeh shqiptarin Berishë, udhëheqësin e opozitës me pretendimin se është non grata, ndërkohë është mik për kokë me serbin non gratë Vuçiç! Ndaj them të merremi me punët tona. Inceneratorët, mos harroni.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

ylli manjani berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll