Politike

Nuk tregoi asgjë! Leli në SPAK, zbulohet arsyeja: U pyet për aferën e tjetërsimit të pronave

BKH ka marrë në pyetje Lelin për llogari të hetimit që po ndjek prokuroria Enkeleida Millonai.

23 Korrik 2022, 10:26 Nga A.B
Nuk tregoi asgjë! Leli në SPAK, zbulohet arsyeja: U pyet për
Dritan Leli

TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u mor ditën e djeshme në pyetje për rreth një orë nga Prokuroria e Posaçme. Edhe pse nuk tregoi asgjë për gazetarët për arsyen e paraqitjes në SPAK, në media është zbuluar se Leli u paraqit në këtë institucion për disa hetime të SPAK që kanë të bëjnë me një aferë për tjetërsimin e pronave.

'Reporttv' raporton se BKH ka marrë në pyetje Lelin për llogari të hetimit që po ndjek prokuroria Enkeleida Millonai. Edhe pse u paraqit në SPAK, ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim. Leli rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli nuk mori pjesë në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët në Progradec. Në atë takim, kreu i qeverisë e kritikoi ashpër punën e Lelit në drejtimin e pushtetit lokal.

dritan leli ne spak

Sondazh

Poll