Politike

AXHENDA/ 21 të shtëna topi e Himni Kombëtar, ceremonia ku Begaj merr detyrën, Meta e dorëzon

Në orën 19.15, ceremonia e fillimit të detyrës së Begajt do të organizohet në ambientet e Insitucionit të Presidencës.

23 Korrik 2022, 11:46 Nga A.B
AXHENDA/ 21 të shtëna topi e Himni Kombëtar, ceremonia ku Begaj
Ilir Meta

TIRANË-Dita e nesërme do të jetë e ngjeshur për sa i përket Presidencës së vendit. Ilir Meta lë postin e tij, duke ia dorëzuar gjeneralit Bajram Begajt. Në orën 19.15, ceremonia e fillimit të detyrës së Begajt do të organizohet në ambientet e Insitucionit të Presidencës. Meta së bashku me Begajn do të dalin nga Presidenca në orën 19.29 dhe do të zënë vendin në tribunë, ndërsa në orën 19:35, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha do t'i dorëzojë Behajt, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Begaj merr fjalën në orën 19:40 e 10 minuta më pas largohet Ilir Meta nga institucioni. Pritja zyrtare e Begajt në Presidencë do të zhvillohet në orën 20:00.

Sikurse bëhet me dije do të luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi. Po ashtu Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese do i dorëzojë Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

PROGRAMI:

18:45 - 19:15- Mbërritja e të ftuarve
19:15 - Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 - Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 - Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 - Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 - Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 - Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 - Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 - Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 - Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

ilir meta

Sondazh

Poll