Politike

“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më parë”/ Meta takon Konjufcën: Shqipëria të marrë shembull

Meta ka shprehur vlerësimin e tij për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës duke e cilësuar atë si “faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon”.

23 Korrik 2022, 09:32 Nga A.B
“Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më
Ilir Meta dhe Glauk Kunjofca

KOSOVË- Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar gjatë vizitës në Prishtinë edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Meta ka shprehur vlerësimin e tij për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës duke e cilësuar atë si “faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon”.

POSTIMI I PLOTË

Një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kënaqësi të ndaja vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon. Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë.

ilir meta

Sondazh

Poll