Politike

VIDEO- Nuk ndaloi për asnjë moment! Gazetarët ndjekin me vrap Dritan Lelin pas daljes nga SPAK

Leli nuk dha shumë detaje për gazetarët, por tha shkurtimisht se ata duhet të pyesnin SPAK-un për më shumë informacione.

23 Korrik 2022, 08:25 Nga A.B
VIDEO- Nuk ndaloi për asnjë moment! Gazetarët ndjekin me vrap
Dritan Leli

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dëshmoi ditën e djeshme në SPAK. Ai qëndroi për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, teksa u paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Pas daljes nga SPAK, Leli nuk dha shumë detaje për gazetarët, por tha shkurtimisht se ata duhet të pyesnin SPAK-un për më shumë informacione.

Pasi doli nga SPAK, kreu i Bashkisë së Vlorës nuk qëndroi për t'i treguar gazetarëve se përse ishte kërkuar në SPAK. Duket se Leli e ka patur me shumë nxitim për të ikur dhe gazetarët e ndjekin me vrap për t'i marrë qoftë e një deklaratë të shkurtër.

dritan leli ne spak

Sondazh

Poll