Politike

Mandati i Këlliçit ka përfunduar, FRPD hap garën për kreun e ri: Kushtet që duhet të plotësoni

Sipas udhëzimeve, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifime të tjera.

22 Korrik 2022, 20:11 Nga k.m.
Mandati i Këlliçit ka përfunduar, FRPD hap garën për
Foto ilustruese

TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Belind Këlliçi. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet e ditur se afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik. Sipas udhëzimeve, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifime të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD. Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022. Dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifime të tjera. Pas plotësimit, jeni të lutur të dorëzoni formularin fizikisht te selia qendrore e PDSH, pranë Bulevardit "Zhan D'Ark". FRPD mirëpret të gjitha kandidaturat! Për çdo informacion dhe përditësim na ndiqni në rrjetet tona sociale (@frpdsh) në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për FRPD

zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll