Politike

'Politikë kriminale me financat'/ Rama: Fshatrat s'kanë pasur 24 orë ujë as kur “non grata” ishte komunist

Por ndër të tjera në fjalën e tij, Rama nuk kurseu as kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen, duke bërë në fakt politikë kriminale me taksat e vendit.

22 Korrik 2022, 20:08 Nga k.m.
'Politikë kriminale me financat'/ Rama: Fshatrat s'kanë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka “thumbuar” sërish paraardhësin e tij, Sali Berisha për shpalljen "non grata", së fundmi edhe nga Britania e Madhe. Nga Pogradeci, Rama tha se fshatrat në Shqipëri nuk kanë pasur asnjëherë 24 orë ujë, edhe kur “non grata”, që i referohet Berishës ishte komunist. 

Por ndër të tjera në fjalën e tij, Rama nuk kurseu as kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen, duke bërë në fakt politikë kriminale me taksat e vendit.

"Kemi 6 herë më shumë punonjës ujësjellësi se na na duhen. Nga vijnë këta? Nga rrugët e krushqive. Por nuk mund të bësh dot “politikë sociale” punësimi me ndërmarrjet. Në ujësjellësa është një gjë e paimagjinueshme. Këto marrëveshje dhe kjo varësi që është në fakt një tërësi ndërvarësisht mes këtyre bashkive por edhe me qeverinë do bëjë të mundur që kjo “politikë sociale” të marri fund, se kjo është në fakt politikë kriminale në raport me financat e shtetit. Domethënë, në kushtet kur kosto e energjisë janë bërë marramendëse, në kushtet kur qeveria vazhdon këmbëngul në një kokëfortësi që bëhet gjithmonë e më shumë çmenduri që nuk do t’i rrisin faturat e familjarëve dhe të biznesit të vogël, ju doni që t’i faturoni arkës së shtetit jo vetëm koston e rritur, por më shumë se gjysmën e të gjithë energjisë që harxhoni. Ju doni mos paguani më shumë se gjysmën e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhi më se nuk është gjysma e energjisë që konsumohej deri para se të fillonte kjo krizë. Është gjysma e energjisë më shumë se gjysma e energjisë që kushton sot sa qimet e kokës. 

Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë në kohën e non gratës kur ishte komunist. Sot kemi 24 orë ujë në zonat që janë pranë zonave urbane. Kjo është një nga ato gjëra për të cilat historia do të jetë falënderuese për PS. Kjo është ajo për të cilin shqiptarët do të shohin hajër pas 30 vitesh, në rast se do të ketë sukses do të vazhdojë më tutje. Mbani mend ç'po iu them. Kjo është një nga ato gjëra që historia do të jetë falenderuese ndaj PS,"-tha Rama. 

Në fund, ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ajo që firmosi kontratat me të gjithë krerët e bashkive.

edi rama rama me kryebashkiaket

Sondazh

Poll