Politike

“Berisha të mos e marrë personale”/ Ambasada britanike për "non gratat": Kemi shpallur disa, s'kemi të shënjestruar…

Ambasada britanike në Tiranë lë të kuptohet qëndrimin e se Londra nuk po shënjestron në mënyrë të veçantë politikanin veteran.

22 Korrik 2022, 18:59 Nga k.m.
“Berisha të mos e marrë personale”/ Ambasada britanike
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë reagoi sërish pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në faqen e saj në Facebook përcillet një deklaratë e kreut të këtij misioni diplomatik, Alastair King-Smith, e cila lë të kuptohet qëndrimin e se Londra nuk po shënjestron në mënyrë të veçantë politikanin veteran.

“Unë dua ta siguroj publikun shqiptar që ne nuk kemi shënjestruar ndonjë parti politike, grup politik apo ndonjë grup tjetër. Kjo është një qasje e mirëekuilibruar. Kjo qasje synon individët dhe lidhjet e tyre tejet të qarta me krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, qasja merr parasysh çdo rast individual nëse individët kontribuojnë në të mirën publike të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Alastair King-Smith, ambasadori britanik në Shqipëri.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

alastair king-smith

Sondazh

Poll