Politike

'Rrezikojmë që të mos ujisim tokat'/ Kryebashkiaku i Kavajës i 'qan' hallin, Rama: E kemi të qartë

Redjan Kralji dha alarmin se nëse nuk bëhet një ndërhyrje urgjente, do të rrezikojnë që të mos ujisin tokat për vitin që vjen. 

22 Korrik 2022, 18:36 Nga k.m.

 

'Rrezikojmë që të mos ujisim tokat'/ Kryebashkiaku i
Redjan Kralji

 

POGRADEC- Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Kralji tha se si problem kanë kanalin vaditës. Në fjalën e tij, ai dha alarmin se nëse nuk bëhet një ndërhyrje urgjente, do të rrezikojnë që të mos ujisin tokat për vitin që vjen. 

Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Kralji: Problem kemi me kanalin vaditës që prek Peqinin, Rrogozhinën, Kavajën. I ka portat shumë të rrënuara dhe vitin tjetër rrezikojmë që të mos ujisim tokat. Është shumë problem.

Edi Rama: E kemi të qartë këtë punën e kanalit, shpresoj ta zgjidhim.

redjan kralji rama me kryebashkiaket

Sondazh

Poll