Aktualitet

Prokurori mungoi për herë të katërt në gjyq, mjeku Prifti: Grevë në SPAK, më denigruan

Mjeku Edvin Prifti shprehet se e kanë denigruar figurën e tij prej 1 viti e gjysëm ndërsa shton se ka qenë gjithë kohës në dispozicion të drejtësisë.

23 Korrik 2022, 00:38 Nga k.m.
Prokurori mungoi për herë të katërt në gjyq, mjeku
Edvin Prifti

TIRANË- Për të katërtën herë me radhë shtyhet gjyqi ndaj mjekut të njohur Edvin Prifti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku, i cili shkruan në faqen e tij në Facebook, se prokurori i SPAK pasi nuk u paraqit tre herë në seancë, mungoi edhe ditën e sotme. Mjeku Edvin Prifti shprehet se e kanë denigruar figurën e tij prej 1 viti e gjysëm ndërsa shton se ka qenë gjithë kohës në dispozicion të drejtësisë. Por mungesa e prokurorit, ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj tij. 

"Nuk e besoja qe pas nje viti e gjysem denigrimi, njeanshmerie, shkaterrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollakre, te mos evidentohet as kurajua me e vogel e perballjes me te verteten. Cdo njeri mund te hetohet pasi dyshimi eshte plotesisht brenda te drejtes dhe ligjit, por mos perballja, mos qasja ndaj te vertetave dhe provave dhe per me teper fshehja e tyre nga institucionet shteterore ka nje emer tjeter. Une kam qene ne dispozicion dhe ne cdo kohe jam perballur bile edhe ne momentet me te veshtira. Por frika ndaj perballjes mbetet nje atribut i te dobetit ose atij qe ka gabim!,"-shkruan ai ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË

Keto kohet e fundit u mesuam me greven e avokateve por per mua ishte ndryshe, pikerisht u gjenda prej muajsh nen “greven” ose me mire mosparaqitjen e prokurorit ne gjykate. Sot nje dite tejet interesante dhe nje gur prove per mosvertetesine e fabules intrigante te thurur ndaj meje. 

Sot gjyqi anullohet per here te katert pasi perfaqesuesi i SPAK nuk eshte i pranishem, tregues evident i mos perballjes me provat dhe te verteten. Seanca kishte te bente me konfrontimin me prova dhe ekspertize kontabel te cilat vertetojne te verteten time dhe jo cka eshte vjellur me dashje apo pa dashje ne emrin tim. Prokurori i ceshtjes qe vete kishte rene dakort per daten pas 3 heresh qe nuk paraqitej sot cuditerisht nuk ishte prape i pranishem. 

Nuk e besoja qe pas nje viti e gjysem denigrimi, njeanshmerie, shkaterrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollakre, te mos evidentohet as kurajua me e vogel e perballjes me te verteten. Cdo njeri mund te hetohet pasi dyshimi eshte plotesisht brenda te drejtes dhe ligjit, por mos perballja, mos qasja ndaj te vertetave dhe provave dhe per me teper fshehja e tyre nga institucionet shteterore ka nje emer tjeter. Une kam qene ne dispozicion dhe ne cdo kohe jam perballur bile edhe ne momentet me te veshtira. Por frika ndaj perballjes mbetet nje atribut i te dobetit ose atij qe ka gabim!

Eshte e cuditshme qe institucioni ne fjale te jete kaq i njeanshem kur edhe pse nen nje dyshim minimal nuk pati asnje hezitim te perbalte emrin, reputacionin dhe sakrificat e nje qytetari, te shkelte ligjin sa here, dhe nderkohe nuk analizon pikerisht provat dhe faktet qe heqin keto dyshime. Le qe cthem ne menyre retorike?! Media identifikoi fshehjen e provave ndaj meje te cilat dolen fare rastesisht mbase nga ndonje gabim aftesish ne nje ceshtje tjeter. Dum spiru spero (sa kam fryme shpresoj).

Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime ku bisedonte me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën jashtë radhë në këmbim të parave. Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar.

Emri i Priftit doli dhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

edvin prifti

Sondazh

Poll