Aktualitet

DINAMIKA/ Autorët i ndoqën, pritën me qetësi! Preçi e Brahimi u qëlluan pasi zbritën, dy ishin 'qitës'

Mbi 100 plumba të shtënë ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, i morën jetën këtij të fundit. Ndërsa edhe mjeti i blinduar me të cilin qarkullonin nuk i mbrojti dot teksa futeshin për në hyrjen e pallatit ku banonin në Milot.

23 Korrik 2022, 00:00 Nga k.m.
DINAMIKA/ Autorët i ndoqën, pritën me qetësi! Preçi e
Makina e Ylli Brahimit

MILOT- Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë, ky është bilanci i atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot. Fillimisht u raportua se dy persona u qëlluan për vdekje në prangun e banesës së tyre në Milot, por nuk ishte ashtu. Mbi 100 plumba të shtënë ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, i morën jetën këtij të fundit. Ndërsa edhe mjeti i blinduar me të cilin qarkullonin nuk i mbrojti dot teksa futeshin për në hyrjen e pallatit ku banonin në Milot.

Vrasësit u ishin vënë pas, e po i ndiqnin duke pritur momentin që të qëllonin. Pasi shkrepën breshëri kallashnikovi mbi trupat e shënjestrave u larguan me urgjencë. Deri më tani, në Gramës të Krujës është gjetur një makinë e djegur, ndërsa brenda ka dy kallashnikovë. Nga numri i armëve brenda mjetit, lihet të kuptohet fakti se mund të kemi të bëjmë një grup me tre persona. Ka dy persona që kanë qëlluar, ndërsa një tjetër mund të ketë qenë në drejtimin e mjetit.

Nga Gramësi, mendohet se janë larguar me një mjet tjetër, por nuk dihet se ku mund të jenë larguar për t'u fshehur. Tani Policia ka nisur të kontrollojë kamerat e biznesëve në gjithë zonën në supermarkete dhe dyqane, por edhe në hyrje të pallatit. Po ashtu, në Komisariatin e Policisë në Kurbin janë shoqëruar disa banorë të pallatit, e të tjerë që mendohet se kanë arritur që të pikasin diçka nga ngjarja. Për të bërë të mundur kështu identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

atentat ne milot ylli brahimi klisman preçi

Sondazh

Poll