Aktualitet

'Kujdes!'/ Ç'po ndodh tek Trauma?! 'Shqiponjat' blindojnë çdo derë, shokët presin jashtë lajme për Brahimin

Madje në një moment, një shefe, jep direktivat e fundit për vartësit e saj. Por efektivët nuk janë të vetëm ata që ruajnë Brahimin.

22 Korrik 2022, 22:46 Nga k.m.
'Kujdes!'/ Ç'po ndodh tek Trauma?! 'Shqiponjat'
Pamje nga Trauma

MILOT- Dalin pamjet e para nga spitali i Traumës ku edhe ndodhet Ylli Brahimi, i cili u qëllua sot në Milot, në prangun e shtëpisë së tij. Siç duket edhe nga pamjet, spitali i Traumës është blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit.

Por efektivët nuk janë të vetëm ata që ruajnë Brahimin. Miq, shokë dhe të afërm janë mbledhur në oborrin e spitalit dhe presin të dhënat më të fundit për 46-vjeçarin. Brahimi ka marrë plumba në brinjë dhe në këmbë, por nuk është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shoku i tij, Klinsman Preçi është qëlluar për vdekje.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

atentat ne milot

Sondazh

Poll