Aktualitet

Berat/ Zjarr tek Uzina e Baterive, rrezikohen disa banesa

Nga zjarri rrezikoheshin disa ndërtesa ku banorët i përdorin për të mbajtur ushqimet e bagëtive për dimër, por fatmirësisht flakët u lokalizuan shpejt nga zjarrfikësit dhe u shuan në kohë rekord.

22 Korrik 2022, 23:32 Nga k.m.
Berat/ Zjarr tek Uzina e Baterive, rrezikohen disa banesa
Pamje nga zjarri

BERAT- Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në zonën e ish-Uzinës së Baterive në Berat. Nga zjarri rrezikoheshin disa ndërtesa ku banorët i përdorin për të mbajtur ushqimet e bagëtive për dimër, por fatmirësisht flakët u lokalizuan shpejt nga zjarrfikësit dhe u shuan në kohë rekord.

Deri më tani, në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të nxehta.

Zjarri është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre, ferra e bimë të ndryshme, por ende nuk dihen detaje lidhur me shkaqet e zjarrit.

berat

Sondazh

Poll