Aktualitet

I plagosur sot në Milot, Ylli Brahimi i marrë në pyetje edhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, shok me Bujar Likën

Sipas burimeve të Dosja.al, marrja në pyetje e Brahimit është bërë duke konsistuar në vendndodhjen e tij ditën e krimit dhe orarin e krimit. Por pasi është verifikuar se ai ka qenë në banesë në momentin e vrasjes është lënë i lirë dhe është hequr nga lista e të dyshuarve të Policisë së Shtetit. 

22 Korrik 2022, 23:36 Nga k.m.
I plagosur sot në Milot, Ylli Brahimi i marrë në pyetje edhe
Ylli Brahimi

MILOT- Një nga të plagosurit në atentatin e sotëm Ylli Brahimi është marrë në pyetje në drejtorinë e Lezhës, për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç në 1 nëntor 2021. Sipas burimeve të Dosja.al, marrja në pyetje e Brahimit është bërë duke konsistuar në vendndodhjen e tij ditën e krimit dhe orarin e krimit. Por pasi është verifikuar se ai ka qenë në banesë në momentin e vrasjes është lënë i lirë dhe është hequr nga lista e të dyshuarve të Policisë së Shtetit. 

Po ashtu Ylli Brahimi, është marrë në pyetje edhe për vrasjen e Bujar Likës, me të cilin ka pasur miqësi.Ditën e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, Ylli Brahimi ka rezultuar se ka qenë me të dhe nisur nga kjo situatë, është marrë në pyetje dhe është një nga dëshmitarët e prokurorisë në gjyqin ndaj Eduard Lamaj, Klaudio Pepkolaj, Olti Vlashi dhe Ilir Lika. Por edhe për këtë ngjarje, nuk është marrë asnjë veprim ndaj tij. Po ashtu, në janar të vitit 2021, ai u tentua të vritej po në Milot, por u shpëtoi plumbave të marrë. 

Kush është Ylli Ibrahimi?

45-vjeçari Ibrahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, personazhi të njohur të botës së biznesit së lojrave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale. Ibrahimi, sipas burimeve policore është me precedentë penalë në Itali. Madje ka qenë i burgosur për disa vite për trafik droge, nga vitit 2007-2012. Me të dalë nga burgu, iu fut botës së biznesit, por duket se “kusuret” e të shkuarës e kanë përndjekur.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

ylli brahimi atentat ne milot

Sondazh

Poll