Aktualitet

Atentati në Milot, Artan Hoxha: E paralajmërova se do ndodhte shpejt, por jo kaq shpejt o 'çuna'

Artan Hoxha shkruan me ironi se sezoni veror ka nisur.

23 Korrik 2022, 00:19 Nga k.m.
Atentati në Milot, Artan Hoxha: E paralajmërova se do ndodhte shpejt,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sot atentatin e Milotit, ku mbeti një person i vrarë. Hoxha shkruan me ironi se sezoni veror ka nisur. Madje, shtoi se vetëm paraditen e sotme kishte bërë apel tek Policia e Shtetit për të ndalur valën e përplasjeve që po vjen.

"Dhe nuk jane mbushur ende te shtatat, nga atentati me 3 te vrare mbi uren e Fushe Krujes… Sherbimi zjarrfikes ne gatishmeri, makines se atentatit shpejt do ti dale tymi… Sezoni veror vazhdon… Jo me larg se sot në dreke, live në ABC për masakren e Fushe Krujes, bera apel per situate alarmante të krimit, pasi nese shteti nuk reagon do të kete ngjarje tjeter shume shpejt…. Por dreqin jo kaq shpejt, se as cunat e Brrylit nuk po arrijne dot te vendosin koeficentet e parashikimit të skedines…,"-shkruan Artan Hoxha.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

artan hoxha atentat ne milot

Sondazh

Poll