Aktualitet

Edhe blindi u bë shoshë! Atentati në Milot, Ylli Brahimi lëvizte me targa maqedonase, pamjet e mjetit

Siç duket edhe nga pamjet, pavarësisht se mjeti tip "Toyota" ishte i blinduar, sërish breshëria e plumbave të automatikut ka bërë dëme.

22 Korrik 2022, 22:51 Nga k.m.
Edhe blindi u bë shoshë! Atentati në Milot, Ylli Brahimi
Mjeti i viktimave

MILOT- Dalin pamjet e para nga makina e blinduar e shënjestrave të atentatit të sotëm, që ndodhi në Milot, mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga pamjet, pavarësisht se mjeti tip "Toyota" ishte i blinduar, sërish breshëria e plumbave të automatikut ka bërë dëme. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, i gjithë mjeti me targa maqedonase, ka shenja plumbash kudo.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

atentat ne milot

Sondazh

Poll