Aktualitet

Atentati në Milot/ Priten në momentin e duhur! Killerat qëlluan sa dolën nga mjeti 'BLINDATO', Brahimaj ‘ra’ mu në pragun e shtëpisë

E pikërisht në momentin kur zbritën nga mjeti i blinduar tip "Fuoristradë", ndaj tyre është shtënë me breshëri automatiku duke i lënë të vdekur në vend. Autorët i kishin pikasur dhe i ndiqnin prej kohësh, por gjetën momentin për të hyrë në aksion sapo viktimat u futën në hyrje të pallatit sapo zbritën nga automjeti i blinduar.

22 Korrik 2022, 22:24 Nga k.m.

Atentati në Milot/ Priten në momentin e duhur! Killerat qëlluan

MILOT- Detaje të tjera janë mësuar lidhur me ngjarjen e sotme, ku dy persona u qëlluan për vdekje në Milot të Kurbinit. Burime për Dosja.al e bëjnë me dije se pak para vrasjes, Brahimi dhe Preçi po lëviznin me të njëjtin mjet.

E pikërisht në momentin kur zbritën nga mjeti i blinduar tip "Fuoristradë", ndaj tyre është shtënë me breshëri automatiku duke i lënë të vdekur në vend. Autorët i kishin pikasur dhe i ndiqnin prej kohësh, por gjetën momentin për të hyrë në aksion sapo viktimat u futën në hyrje të pallatit sapo zbritën nga automjeti i blinduar.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

atentat ne milot

Sondazh

Poll