Aktualitet

Në maj shpëtoi, sot jo! Ky është Klinsman Preçi, viktima e atentatit në Milot (FOTOJA)

Nga atentati mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa është plagosur rëndë Ylli Brahimi. 

22 Korrik 2022, 22:14 Nga k.m.
Në maj shpëtoi, sot jo! Ky është Klinsman Preçi,
Klisman Preçi

LAÇ- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Klisman Preçi. 28-vjeçari  dhe Ylli Brahimi, u qëlluan me armë zjarri në qendër të Milotit, sapo zbritën nga një makinë e blinduar ‘Toyota Land Chrysler’. Nga atentati mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa është plagosur rëndë Ylli Brahimi. 

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

klisman preçi atentat ne milot

Sondazh

Poll