Aktualitet

Atentati në Milot, Berisha nxjerr mesazhin e dëshmitarit: Bënë terror, Laçi nën pushtetin e bandave

Në postimin e tij, Berisha shkruan se qyteti i Laçit është në pushtetin e bandave dhe se qytetarët e thjeshtë janë të tmerruar nga grupet kriminale që operojnë në qytet. 

22 Korrik 2022, 21:58 Nga k.m.
Atentati në Milot, Berisha nxjerr mesazhin e dëshmitarit:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për atentatin e fundit në Milot, e po ashtu ka ndarë edhe mesazhin e qytetarëve që kanë dëshmuar skenën e krimit. Në postimin e tij, Berisha shkruan se qyteti i Laçit është në pushtetin e bandave dhe se qytetarët e thjeshtë janë të tmerruar nga grupet kriminale që operojnë në qytet. 

"Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend,"-shkruan Berisha në postimin e tij.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç këtë të premte ne Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

sali berisha atentat ne milot

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2022, 18:04 k.m.

Vdes Komisari i Policisë së Tiranës

Edi Veli TIRANË- Policia e Shtetit ka ndarë sot foton e efektivit të ndarë nga jeta për shkak të një arresti kardiak. &E...