Politike

“Nuk ka garë”, Rama del zbuluar për Teatrin Kombëtar e pohon vet: Fiton projekti i Bjarke Ingels

3 Gusht 2019, 20:20 Nga DOSJA
“Nuk ka garë”, Rama del zbuluar për Teatrin Kombëtar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekonspiruar të gjithë planin për Teatrin Kombëtar. Në një postim në Facebook, teksa tregonte me krenari vijimin e punimeve për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Rama ka bërë dy gabime.

Numri një i qeverisë ka pohuar, me apo pa dashje, se fituesi i projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar do të jetë Bjarke Ingels. Sipas tij godina e Teatrit Kombëtar do të jetë ajo që është prezantuar qysh një vit më parë, dhe jo një projekt tjetër që mund të dilte nga gara.

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?”, shkruan Rama.

Me këtë koment të Ramës koptohet se gara që është hapur së fundmi dhe po reklamohet si nga ai vet dhe nga Erion Veliaj, është thjesht një ‘teatër’.

Por shefi i qeverisë ka bërë dhe një gabim tjetër, pasi krahasoi punimet që po bëhet tek TKOB me projektin për rrafshimin e Teatrit Kombëtar. Rama shkruante në reagimin e tij se “kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar”, por harron që për tu ndërtuar teatri duhet shembur godina ekzistuese, ndërsa me Operën ndodhi krejt e kundërta, vetëm u bë një rikonstruksion godinës ekzituese.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike braske ingels edi rama gara per projektin e tk shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar braske ingels edi rama gara per projektin e tk shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll