Politike

“Plagosi me thikë qytetarin”, Erion Isai merr në mbrojtje kreun e FRESSH: Pandi do ndjekë një gjyq për shpifje

3 Gusht 2019, 13:48 Nga DOSJA
“Plagosi me thikë qytetarin”, Erion Isai merr në mbrojtje

ERSEKË- Pas publikimit të lajmit nga Dosja.al, ku Kryetari i FRESSH në Ersekë, është emëruar ditën e djeshme Administrator i Njësisë Administrative Qendër, nga kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka ardhur një reagiom dhe nga ky i fundit.

Një reagim në Facebook, Isai ka marrë në mbrotje kryetarin e FRESSH dhe shkruan se lajmi që Cunge ka goditur me thikë një qytetar se shante atë, është shpifje dhe paralajmëron gjyq për këtë gjë.

Kreu i Bashkisë së Kolonjës shkruan se nuk ka ndodhur asnjë plagosje, përveç asaj virtuale, që sipas tij është hedhur baltë mbi figurën e Cunfes dhe ky i fundit duhet dhe do të nisë një padi për shpifje.

REAGIM I PLOTË

As thikë, as plagosje, as për arsye banale, as për politikë, aq më pak për mua… apo më banale akoma, për fb, insta, snap… etj etj. E vetmja plagosje e ndodhur në fakt, është ajo virtuale, që nga gojët e shqyera të politikës përhapet nëpër gazeta dhe portale pa asnjë kujdes për të vërtetën që mund të gjendet lehtësisht në raportet e policisë. Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon!

Por si qëndron e gjithë ngjarja?

Pandi Cunge pak kohë më parë ka kërcënuar dhe ka plagosur me thikë një qytetar në Kolonjë, pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetet sociale Erion Isain. Pas kësaj ngjarje nuk kishte asnjë reagim nga Policia, por vetëm ky incidenti u bë publik nga Sali Berisha në Facebook, nisën dhe hetimet për të riun e FRESSH. Dhe pse ka pamje që tregojnë plagosjen, për Cungen ka vetëm një hetim, por jo arrestim. Erion Isai ka marrë në mbrotje kryetarin e FRESSH, duke thënë se ngjarja nuk ka ekszituar dhe më pas e ka bërë pjesë të stafit të tij. Tashmë Cunge është dhe pjesë e adminsitratës së Bashkisë Kolonjë dhe pse ndaj tij ka një procedim dhe hetim.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia kolonje erion isai pandi cunge bashkia kolonje erion isai pandi cunge

Sondazh

Poll