Politike

“E ke për zgjedhjet e tetorit”, Rama ‘kapet mat’ nga qytetari dhe ndërron me urgjencë foton e profilit

3 Gusht 2019, 20:07 Nga DOSJA
“E ke për zgjedhjet e tetorit”, Rama ‘kapet mat’

TIRANË- Kryeministri Edi Rama prej qershorit, në kulmin e fushatës elektorale, në profilin e tij në Facebook kishte një fotografi me kapele në kokë që mbante numrin 30. 30-ta simbolizonte numrin që kishte PS në fletën e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Dhe pse fushata e zgjedhjet kanë më shumë se një muaj që janë mbyllur, Rama sërish vijonte të mbante atë foto profili.

Por sot një qytetar duket se e ka kapur ngushtë Kryeministrin. Teksa Rama postoi një video të Erion Braçes që po inspektonte kontrollet e Tatimeve një qytetar i kujton zgjedhjet e tetorit.

“Foton e profilit ndërroje apo e mban për në tetor”, ishte ky komenti i qytetarit, që nënkuptonte se në 13 do të ketë zgjedhje dhe PS do të ketë sërish numrin 30.

Por kur kaluan më pak se 5 orë Rama, dëgjoi qytetarin dhe pasdite ndërroi foton e profilit. Tashmë kryeministri në Facebook, ka një foto të re, për të cilën ka marrë sërish kritika nga ndjekësit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama foto profili fushata per zgjedhjet e 30 qershorit komenti i ndjekesit zgjedhjet 13 tetorit edi rama foto profili fushata per zgjedhjet e 30 qershorit komenti i ndjekesit zgjedhjet 13 tetorit

Sondazh

Poll