Politike

PD e Durrësit denoncon mospastrimin e plehrave, asnjë fjalë për shpalljen ‘non grata’ të Dakos

3 Gusht 2019, 15:07 Nga DOSJA
PD e Durrësit denoncon mospastrimin e plehrave, asnjë fjalë

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinant Xhaferri, ka dalë sot në një dekalratë për mediat për të denoncuar premtimet e pambajtura nga Bashkia Durrës.

Duke qenë se jemi në pikun e sezonit turistik, Xhaferri ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka qenë gjendja kaq e rëndë. “Qyteti nuk pastrohet, qytetarët nuk shërbehet dhe vetëm abuzohet”, tha kreu i PD në Durrës.

“Mospastrimi i qytetit, që është kthyer në shqetësim për çdo shqiptar, tregon neglizhencën absolute të bashkisë për të përmbushur detyrimet bazike të saj”, vijoi më tej ai.

Por ndërkohë në këtë deklaratë, nuk kishte asnjë fjalë dhe asnjë rresht kundër Vangjush Dakos, i cili është shpallur “non grata”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dako u shpall i padëshiruar nga SHBA të martën, ku sekretari i shtetit bënte me dije se ka dyshime të forta të kreu i Bashkisë Durrës është i përfshirë në akte korrupsioni.

Por këto fakte ndoshta i kanë shpëtuar PD-së së Durrësit, e cila në deklaratën e saj nuk tha asgjë për këtë temë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia durres ferdiant xhaferri plehrat ne durres vangjush dako bashkia durres ferdiant xhaferri plehrat ne durres vangjush dako

Sondazh

Poll