Politike

Basha nuk i ndahet Ramës për shpalljen ‘non grata’ të Dakos: Pse hesht, pse fshihesh?

3 Gusht 2019, 15:15 Nga DOSJA
Basha nuk i ndahet Ramës për shpalljen ‘non grata’ të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për vendimin e DASH që shpalli ‘non grata’ Vangjush Dakon.

Basha në një reagim pyet Ramën pse hesht për këtë vendim të SHBA-së. “Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?”, shkruan Basha.

POSTIMI I PLOTË

Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal?  Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon? Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj.

Ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, nuk do të ketë më mundësi të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u bë publik nga Zëri i Amerikës”, e më pas u konfirmua nga DASH, ku thuhet se vendimi për Dakon, përfshin edhe anëtarët e familjes së tij. Ky vendim vjen pas akuza ndaj Dakos. Të fundit ishin përgjimet e Bild.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha pyet ramen edi rama lulzim basha vangjush dako non grata ne shba basha pyet ramen edi rama lulzim basha vangjush dako non grata ne shba

Sondazh

Poll