Politike

Rama u përgjigjet aktorëve me kantierin e Operas: Ishte më mirë se karakatina e turpshme, kush ka sy të shikojë

3 Gusht 2019, 14:44 Nga DOSJA
Rama u përgjigjet aktorëve me kantierin e Operas: Ishte më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijaur dhe sot luftën e tij virtuale me aktorët që janë kundër shembjes së  godinës së Teatrit Kombëtar. Teksa poston disa foto nga kantieri i ndërtimit të Operas, shkruan se ka qenë shumë më mirë se ndërtesa e teatrit, të cilën e quan një karakatinë prej tallashi.

Më tej numri një i qeverisë fton të gjithë të shikojnë këto foto të punimeve dhe thotë se kështu do shkëlqejë dhe Teatri Kombëtar pas ndërtimit të të riut.

REAGIMI I PLOTË

SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI TË OPERAS DHE BALETIT (Shihni fotoalbumin e kantierit?) – Opera, edhe pse ishte ku e ku më e mirë, se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës?

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve), pa asnjë mundim, dallimin si nata me ditën, mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë?

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?

(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu?).

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtartë cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ruajtja e teatrit kombetar shembja e teatrit kombëtar teatri i operas dhe baletit edi rama ruajtja e teatrit kombetar shembja e teatrit kombëtar teatri i operas dhe baletit

Sondazh

Poll