Politike

Berisha: Rama i implikuar në arrestimin e udhëheqjes politike të Kosovës

Ai hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë teksa e akuzoi si të implikuar në arrestimin e drejtuesve të lartë politik të Kosovës.

22 Korrik 2022, 12:23 Nga e,k
Berisha: Rama i implikuar në arrestimin e udhëheqjes politike të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon konferencën e përjavshme me gazetarët në selinë Blu. Berisha gjatë fjalës së tij i u ndal dhe tek votimi i  projekt-rezolutës ndaj raportit të Dick Marty-t dje në Kuvend. Ai hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë teksa e akuzoi si të implikuar në arrestimin e drejtuesve të lartë politik të Kosovës.

"Ajo ishte një seancë për të mbuluar gjithashtu implikimin direkt të Edi Ramës në procesin e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Pse, do thoni ju? Sepse duke pretenduar të bëhet lider rajonal dhe global, ky lidhi proceset në mënyrë fatale. Procesin e Hagës me atë të ndryshimit të kufijve. Nëse kontrolloni kronikat, do gjeni atë duke deklaruar se ajo gjykatë nuk na duhet gjë. Rama sponsorizoi një fushatë kundër Gjykatës së Hagës, duke dëshmuar jo solidaritet me udhëheqjen politike të Kosovës, por vullnetin e keq për të fshehur nëse kishin ndodhur krime, në një kohë kur Kosova e kishte votuar gjykatën. Këto janë motivet e vërteta që e shtynë Ramën në atë seancë të turpshme si ajo e djeshmja. Ai aty doli i vërtetë siç është. Një vasal mjeran i Vuçiçit", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll