Sport

Botërori “Katar 2022” në rrezik për De Paul? Shkak, divorci me bashkëshorten

Sipas ligjeve të Katarit, megjithatë, është e nevojshme që cilido që hyn në këtë vend duhet të ketë një dosje të pastër kriminale, pa gjyqe apo dënime në pritje.

22 Korrik 2022, 06:48 Nga DOSJA
Botërori “Katar 2022” në rrezik për De Paul? Shkak,

ARGJENTINE - Rodrigo de Paul mund të detyrohet të heqë dorë nga Kupa e Botës. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, në një intervistë të publikuar për mediat vendase. Arsyeja? 

Lojtari i Atletico Madrid aktualisht është në proces gjyqësor me ish-bashkëshorten e tij, e cila kërkon pagesën e një dëmshpërblim milionash për ish-lojtarin e Udineses. Sipas ligjeve të Katarit, megjithatë, është e nevojshme që cilido që hyn në këtë vend duhet të ketë një dosje të pastër kriminale, pa gjyqe apo dënime në pritje.

"Kjo është ajo që ne kuptojmë nga rregulloret e FIFA-s,- tha Tapia. - Sasia e kompensimit për De Paul ende nuk është përcaktuar. Tani ata po nisin procesin e divorcit. Unë e njoh mirë Rodrigon, i njoh ndjenjat e tij ndaj fëmijëve,”- deklaroi presidenti Tapia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll