Aktualitet

Gazetari sulmon Beson e Tajvanit: Kërkojini falje, se dinte që paguhen taksa… se s’ka paguar kurrë

3 Gusht 2019, 12:55 Nga DOSJA
Gazetari sulmon Beson e Tajvanit: Kërkojini falje, se dinte që paguhen

TIRANË- Gazetari Mentor Kikia është bërë pjesë e debatit publik lidhur me bllokimin e kompleksit gjigant “Tajvani”. Kikia thotë se debati nuk lidhet me biznesin por me pronarin, andaj edhe qeveria duhet t’i kërkojë ndjesë atij. Me ironi, gazetari thotë se pronari Besnik Sula, nuk ka paguar kurrë taksa e për këtë qeveria duhet t’a informojë dhe t’i kërkojë ndjesë publike.

Reagimi i plotë:

Mbi debatin per bllokimin e Tajvanit

Ka nje debat te gjere keto dite lidhur me bllokimin e kafenese dhe restorantit te kompleksit te njohur mu ne zemer te Tiranes, Tajvan. Debati nuk lidhet me restorantin, por me pronarin. Une mendoj se qeveria duhet ti kerkoje falje Besos per bllokimin e restorantit. Sepse Beso nuk e dinte qe biznesi paguan taksa.

Ai ska paguar taksa ne asnje qeveri. Ai, psh, kishte ne pronesi ARMO-n dhe nuk paguante taksa pasi nuk e dinte se duhej ti paguante. Dhe tatimet nuk e informonin asnjehere. Kur ARMO falimentoi ai kishte akumuluar ca dhjetra miliona euro taksa. Por jo per faj te tij.

Tani qeveria shkon e i bllokon restorantin pa e informuar me pare se duhet te paguaje taksa. Ndaj restoranti duhet liruar e i duhet kerkuar ndjese publike.

Ditën e djeshme, Inspektoriati i Tatimeve bllokoi kompleksin e Besnik Sulës, pasi ishte kapur dy herë në shkelje për mos lëshim të kuponit tatimor. Tatimet bllokuan barin dhe restorantin, ndërkohë që zv.kryeministri Erion Braçe gënjeu duke thënë se u mbyll edhe kazinoja, por siç njoftoi edhe Dosja.al, ky sektor i biznesit të Sulës vijon punën normalisht.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik sula mbyllet tajvani mentor kikia besnik sula mbyllet tajvani mentor kikia

Sondazh

Poll