Aktualitet

Viktimat në plazhe, flasin kardiologët: I nxehti, sëmundje më vete, nga se duhet të kemi kujdes

3 Gusht 2019, 11:28 Nga DOSJA
Viktimat në plazhe, flasin kardiologët: I nxehti, sëmundje

Shqipëri-Viktimat për shkak të problemeve kardiake nuk kanë munguar as këtë vit në vijën bregdetare shqiptare. Rasti i fundit ku një pushues ndërroi jetë për shkak të problemeve në Durrës, ishte të dielën kur një 50 vjeçare i ndaloi zemra sapo hyri në ujë.

Mjekët kardiologë, duke e cilësuar të nxehtin e verës si një sëmundje më vete, u bëjnë apel të gjithë personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të shmangin eksopozimin në diell.

Specialistët e shëndetit kardiak, e vendosin theksin edhe te kontrolli i regjimit të medikamenteve gjatë verës për personat të cilët vuajnë nga problemet e zemrës.

Specialistët shprehen se në rast të shqetësimeve në kraharor, pushuesit me problem kardiake duhet t’i drejtohen menjëherë qendrave shëndetësore në vijën bregdetare ku mund të marrin ndihmën e parë shëndetësore.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet këshilla për në stinën e verës viktimat në plazhe këshilla për në stinën e verës viktimat në plazhe

Sondazh

Poll